Mirë se vini në Web faqen tonë zyrtare. Ju dëshirojmë shikim të këndshëm
..............................................................................................................................Mikrotoni .................................................................................
QENDRA E DËGJIMI

                            
help

Të dëgjoni dhe të kuptoni është padyshim shumë e rëndësishme për jetën sociale. Ne kujdesemi për dëgjimin tuaj !

Qendra për përkujdesjen e dëgjimit MIKROTONI merret me problemin e zgjidhjes së humbjes së dëgjimit dhe mbrojtjes së dëgjimit.  Në kuadër të qendrës sonë funksionon edhe laboratori otoplastik i ndërtuar sipas standardeve evropian.read more Lexo më tepër
 

backward  helphelp help help help   forward
Mbajtja e aparateve të dëgjimit

Në qoftë se keni humbje të dëgjimit, jeta juaj mundet që të përmirësohet dukshëm nëse përdorni aparate dëgjimi. Sot aparatet e dëgjimit janë mikroprocesorë të përparuar të cilët i përshtaten nevojës suaj personale. Ka disa hapa të thjeshtë të cilët duhet të ndiqen që të përfitoni maksimumin nga aparatet e dëgjimit . Ndjekja e disa këshillave mundet që të bëj një ndryshim të rëndësishëm në përvojën tuaj që e keni me aparatin e dëgjimit. Ne duam që ju të shijoni dëgjimin përsëri dhe të ju nxisin juve që të familjarizoheni me aparatin e dëgjimit nëpërmes këtyre sygjerimeve:
- Adaptimi me aparatin e dëgjimi kërkon durim, këmbëngulje dhe ushtrime-e më pastaj ju do ti dëgjoni gjërat të cilat i keni harruar se i keni dëgjuar!
- Ne do të ju japim këshilla shumë praktike për mirëmbajtjen e aparatit të dëgjimit që ta rritni jetëgjatësinë e tyre.
- Nëse keni humbje dëgjimi në të dy veshët, mbajtja  e dy aparateve të dëgjimit ju siguron përfitim optimal

Mbrojtëset e dëgjimit

Pse mbrojtja e dëgjimit është e rëndësishme?
-Dëgjimi është një thesar të cilin e posedojmë
-Dëgjimi ka pika të dobëta
-Rreziqet e vogla kanë pasoja të mëdha
-Zhurma është një fajtor që mund të mënjanohet.
Arsyet e dëmtimit të dëgjimit!
-Mbrojtëset e dëgjimit të cilat nuk mbahen vazhdimisht
-Zgjedhja jo adekuate e mbrojtësve nga zhurma
-Qëndrimi në zhurmë të madhe pa mbrojtëse

Te ne do të gjeni mbrojtëse dëgjimi standarde dhe individuale.

 

 Shkaqet e humbjes së dëgjimit

Humbja e dëgjimit si neuro sensore dhe konduktive ka një sërë shkaqesh.
1.     e lindur ose e trashëgueshme
2.     pengesë ose bllokim i kanaleve të tingujve
3.     aksidente ose dëmtim i një pjese të mekanizmit të dëgjimit
4.     otoskleroza ose kokleaskleroza, ku kockat e rritura imobilizojnë ose shkaktojnë keqfunksionim të kockave të veshit të mesëm ose të kokleas.
5.     Zhurmat që shkaktojnë humbjen e dëgjimit, ku dëmtimi vjen si pasojë e ekspozimit për një kohë të gjatë ndaj zhurmave të mëdha.
6.     Presbikusis – ose dëmtimi i dëgjimit nga plakja
7.     Sëmundja Meniere me simptoma marrje mensh dhe humbje të dëgjimit.
8.     Ilaçet helmuese për veshin ose alergjitë etj.

Shumica e rasteve të humbjes së dëgjimit nuk mundet të kurohen. Zgjidhje e vetme për përmirësim të dëgjimit është mbajtja e aparateve të dëgjimit.