Fillimit

Të dëgjoni dhe të kuptoni është padyshim shumë e rëndësishme për jetën sociale. Ne kujdesemi për dëgjimin tuaj !
Qendra e dëgjimit MIKROTONI merret me problemin e zgjidhjes së humbjes së dëgjimit dhe mbrojtjes së dëgjimit. Në kuadër të qendrës sonë funksionon edhe laboratori otoplastik i ndërtuar sipas standardeve evropian.
Mbajtja e aparateve të dëgjimit
Në qoftë se keni humbje të dëgjimit, jeta juaj mundet që të përmirësohet dukshëm nëse përdorni aparate dëgjimi. Sot aparatet e dëgjimit janë mikroprocesorë të përparuar të cilët i përshtaten nevojës suaj personale. Ka disa hapa të thjeshtë të cilët duhet të ndiqen që të përfitoni maksimumin nga aparatet e dëgjimit . Ndjekja e disa këshillave mundet që të bëj një ndryshim të rëndësishëm në përvojën tuaj që e keni me aparatin e dëgjimit. Ne duam që ju të shijoni dëgjimin përsëri dhe të ju nxisin juve që të familjarizoheni me aparatin e dëgjimit nëpërmes këtyre sygjerimeve:
– Adaptimi me aparatin e dëgjimi kërkon durim, këmbëngulje dhe ushtrime-e më pastaj ju do ti dëgjoni gjërat të cilat i keni harruar se i keni dëgjuar!
– Ne do të ju japim këshilla shumë praktike për mirëmbajtjen e aparatit të dëgjimit që ta rritni jetëgjatësinë e tyre.
– Nëse keni humbje dëgjimi në të dy veshët, mbajtja e dy aparateve të dëgjimit ju siguron përfitim maksimal!